Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Lukashenka viziton ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

 

Gjatë takimit, Lukashenka dhe përfaqësues të paspecifikuar të ushtrisë ruse, diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë këto shtete, tha ministria.

 

“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.

Bjellorusia është aleate e ngushtë e Rusisë. Minsku tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia, teksa dy shtetet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak.

 

Rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë ka rritur frikën se Moska mund të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës nga pjesa veriore.

 

Minsku ka mohuar se dëshiron të hyjë në luftën kundër Ukrainës, por Rusia kishte përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt. Moska vazhdon ta përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të kryer sulme me dronë dhe me raketa, ka thënë Kievi./rel

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...