“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Rrëmbehet dhe rrahet një 16-vjeçar në Pejë, policia po e heton rastin


Gjatë ditës së djeshme, saktësisht rreth orës 12:30, një 16-vjeçar me iniciale E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës, mëson Klankosova .tv.

Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme.

Për këtë ngjarje ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thotë Policia në raportin 24-orësh.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, shihet se tre të dyshuarit dalin nga një makinë, futen në një objekt, dhe më pas dalin duke e shoqëruar viktimën për në makinë, gjithmonë nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...