“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Çmenduri në Tiranë/ Pastruesja e shtëpisë vjedh 120 mijë euro,u zbulua nga jeta luksoze

Një super-vjedhje ka ndodhur në një banesë në Tiranë ku është arritur që të merren mbi 120 mijë euro.

 

Ishte pastruesja e banesës në bashkëpunim me të birin, ajo që ka realizuar vjedhjen brenda shtëpisë në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

 

Rozeta Dobi 49-vjeçe ishte punësuar  si pastruese. Ajo në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi janë futur brenda dhe kanë marrë shuma të mëdha parash dhe sende floriri me vlerë të madhe.

 

Vjedhja është bërë me çelësin që mbante pastruesja. Ajo pasi është futur me djalin e saj, ka marrë paratë dhe bizhuteritë e më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë vjedhjeje.

 

Por hetimet e policisë zbuluan se pikësisht punonjësja e banesës ishte autorja bashkë me të birin. Këta të fundit u mbajtën nën vëzhgim ndërsa i tradhtoi stili i jetësës gjatë ditëve të fundit dhe shpenzimet e shumta.

 

Policia arriti që të sekuestrojë mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuara të vjedhura në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura.

 

Grabitja është shënuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë banesë jetonte një grua bashkë me të bijën, e cila zotëron disa biznese dhe prona në Tiranë.

Latest Posts

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...