Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

FOTO-LAJM/ Çfarë po hamë? Mishi në Lezhë transportohet me kamion

Fotot e një kamioni të mbushur me mish, të publikuara si denoncim nga qytetaret e Lezhës janë vërtet shokuese.

 

Behet fjalë për një ngarkesë të madhe me mish e vendosur në kamion jashtë çdo lloj kushti të higjenës dhe të sigurisë ushqimore, pamje që qytetarët thonë se i kanë fotografuar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Lezhës.

 

 

Sipas denoncimit të qytetarëve mishi do të transportohej  për përpunim drejt një biznesi privat e më pas do të shpërndahej për konsumim tek qytetarët.

 

 

Informacion që gjjthsesi ka nevojë të verifikohet ndonëse autoritetet deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

 

 

Mungon gjithashtu informacioni se kush e ka në posedim ngarkesën e mishit dhe ku do të dërgohej.

 

 

E përsa kohë askush nuk ka reaguar për të treguar nëse do përpunohej apo do asgjesohej, shqetësimi në bazë të fotos së publikuar mbetet i madh, e po kaq reale është pyetja që ngrihet: Çfarë po hamë?

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...