Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Kreu i AAK-së: Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp


Ramush Haradinaj ka thënë Kosova dhe Serbia s’kanë rrugë tjetër “përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet” dhe se ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp.

Haradinaj ka thënë se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe.

“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu”.

“Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, ka shkruar Haradinaj.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...