“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

‘Mjeku që vdiq pësoi infarkt’, Spitali i Pejës del me këtë njoftim


Një mjek ka vdekur gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për Klankosova.tv ka thënë se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.

Kurse, në lidhje me rastin ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mjeku Reshat Emra, ka vdekur nga infrakti, gjatë orarit të tij të punës si kujdestar dite.

“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja”, thuhet në reagimin e spitalit, transmeton Klankosova.

Latest Posts

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...