Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

OKB i kërkon Bjellorusisë të rrëzojë akuzat kundër nobelistit të paqes

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, që të rrëzojë akuzat penale kundër fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski dhe ta lirojë atë menjëherë. Zoti Ales Bialiatski doli para gjyqit të enjten në kryeqytetin Minsk, nën akuza që aktivistët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë gjerësisht të manipuluara. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 12 vjet burg.

 

 

Dy përfaqësues të tjerë të organizatës së tij, Qendra për të Drejtat e Njeriut Viasna, janë gjithashtu në gjyq dhe mund të përballen me dënime të gjata me burg. Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence, thotë se zyra e tij ka shqetësime serioze lidhur me zhvillimin e gjyqit ndaj tyre. “Të tre ata janë në mesin e qindra të arrestuarve pas një shtypjeje të dhunshme të protestave antiqeveritare në vitin 2020”, tha zoti Laurence. “Bëjmë thirrje që të rrëzohen akuzat kundër tyre dhe të lirohen menjëherë”. Zoti Bialiatski së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut “Qendra për Liritë Civile” fituan çmimin Nobel për paqen në vitin 2022. Zoti Bialiatski nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në tetor pasi ishte në qeli.

 

 

 

Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence thotë se zoti Bialiatski dhe kolegët e tij janë ndaluar nën akuzat për financimin e protestave kundër qeverisë dhe për shkeljen e rendit publik. “Nuk jam avokat, kështu që nuk mund të futem në detaje teknike lidhur me ligjet në bazë të cilave janë ngritur akuzat kundër tyre”, tha zoti Laurence. “Mjafton të thuhet se ne i konsiderojmë arbitrare këto arrestime. Akuzat janë thjesht të motivuara politikisht”.

 

 

Zoti Laurence theksoi se zyra e të drejtave të njeriut dhe njësia e procedurave speciale po ndjekin nga afër rastin në fjalë.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...