Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Kasami ulet në “sofër” vetëm ku është Mickoski, mos shkuarja në Tiranë nuk ndryshon asgjë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka refuzuar të ulet në tryezën e liderëve politik të thirrur nga kryeministri Edi Rama, me arsyetimin se nuk dëshiron të ulet në një tavolinë ku është edhe lideri i BDI-së Ali Ahemti.

Por, Kasami harron se në të kaluarën disa herë është ulur në një tryezë me Ali Ahmetitn, por takimet i kanë thirrurr krerët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Athua Bilall Kasami nuk ulet në takime që thirren nga liderët shqiptar? Athua ka nevojë që të njëjtin ta thirr Zoran Zaevi që ai të ulet në një tryezë me Ali Ahmetin, Arben Taravarin, Afrim Gashin e Menduh Thaçin?

Ish-deputeti Zudi Xhelili thotë se mos shkuarja e Bilall Kasamit në takim nuk do të ndryshoj asgjë.

“Nuk është hera e parë që liderët e partive politike takohen me ftesë të kryeministrit shqiptar. Do të jetë një kordinim që i tejkalon interesat partiake, ka të bëj me vendime të rëndsishme për vendin dhe rajonin. Mos shkuarja e Bilall Kasamit në takim nuk do të ndryshoj asgjë. Nëse ajo që do të bisedohet atje është me inteteres kombëtar çdo lider do të detyrohet ta respektoi. Taktizimet për mos shkurje ndoshta kanë të bëjnë me kalkulime rejtingu, por vendimet e Tiranës do të miratohet nga të gjithë forcat politike, sepse pas çdo vendimi të tillë ka diçka më të rëndsishme për ne si popull dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithsi. Mickoski dhe Apasievi kërkoj partner shqiptar por qëndrimet e tyre momentale janë kundër interesave shqiptare dhe të faktorit ndërkombtar, si dhe kundër euro-integrimeve të vendit”, deklaroi Xhelili për Indeks.mk

Tentativën e fundit për të thirrur tryezën e partive politike shqiptare, që doli si mekanizëm nga deklarata e përbashkët e pati Lëvizja Besa, e cila u bëri thirrje në tetor të vitit të kaluar që të ulen forcat politike shqiptare për të diskutuar për heqjen e 20%. Por kësaj thirrje askush nuk iu përgjigj.

Takimi pritet të mbahet të martën në mbrëmje, e tema e takimit pritetet të jënë zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, ndryshimet kushtetuese, kriza ekonomike dhe energjetike, si dhe bashkëpunimi rajonal.(Indeks.mk)

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...