Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Fatmir Limaj tregon se a do t’i bashkohet PDK-së


A do t’i bashkohet PDK-së, kjo është përgjigja e Limajt.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka folur për bashkimin e NISMA’s për krijimin e një fronti opozitar.

Limaj në emisionin Pressing në T7 u pyet se a mund t’i bashkohen PDK’së. Për këtë, Limaj tha se e kanë vullnetin dhe dëshirën për gjetjen e një bashkëpunimi për bërjen e opozitarizmit.

“Kosova opozitare ka nevojë me gjet një rrugë e me ndihmu vendin. Qekjo Kosova opozitare duhet me ndal kursin e gabuar të kësaj qeverise, si ? A munden vet atë? nuk munden vetë, a mund të koordinohen? Po ka shumë pika që mund të koordinohen, prandaj edhe ideja jonë rreth dickaje të tillë, e ka pas këtë qëllim, që rrugës të koordinohem që ta ndërprejmë këtë rrugë të qeverisë, me ndihmu qverinë në kritikat e tyre. Mirëpo nuk kemi parë një koordinim të partivie opozitare në parlament.

Ne e kemi vullnetin e dëshirën me gjet këtë koordinim dhe bashkëpunim. Në opozitarizëm. Po flas në një opozitarizëm të përbashkët”.

Limaj shtoi se duhet të krijohet një front opozitar në mënyrë që të ndalohet rruga e qeverisë, të cilën po e cilëson si të gabuar.

“Kur vjen puna tek një bashkëpunim elektoral, normal që jemi të hapur. Duhet të krijojmë një front opozitar, qëndrimet e mija dhe angazhimi im është në këtë frymë”.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...