Ahmeti me porosi të qartë nga Tirana: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe integrimin e RMV-së në Bashkimin Evropian, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar pas takimit në Tiranë se ky process nuk ka alternativë tjetër dhe se vendimet në Maqedoni sipas Ahmetit merren me marrëveshje mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit.

Ahmeti në deklaratën e tij tha se ndryshimet kushtetuese nuk kanë alternativë tjerët dhe se duhet të bëhen me patjetër dhe shtoi se pa shqiptarët nuk do të ka edhe Maqedoni.

“Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Ndryshimet Kushtetuese forcojnë dhe nuk e dëmtojnë, identitetin e bashkëvendasve tanë”, tha mes tjerash Ahmeti.