Afrim Gashi rikthehet në përqafim të Mickoskit dhe VMRO DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i...

Analistët: Shovinizmi i VMRO-së ndaj çështjes shqiptare, e bën artificial koalicionin me Besën

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit tanimë është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, por ka një mospërputhje serioze programore dhe të trajektores së deritashme, që e bën delikat këtë “aranzhman” të ri politik, mendojnë analistët politikë, duke folur për aktualitetitn politik në bllokun politik shqiptar.

“Lëvizja Besa duhet të pastrojë me vetveten. Në profilin e saj partiak dhe trajektoren e saj politike, fillimisht ishte në opozitë me këtë parti në pushtet, pastaj në koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe paszgjedhore me LSDM-në dhe BDI-në, që tani të përfaqësohen si opozitë e ashpër ndaj koalicionit qeveritar. Kjo mospërputhje në politika i pengon ata nga votuesit e mundshëm nga elektorati etnik shqiptar, pasi do të perceptohen si një faktor politik jostabil. Sa i përket një koalicioni të mundshëm me VMRO-DPMNE-në , i njëjti ashtu siç e goditi Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për Këshill në Komunën e Tetovës kur u fundosën, do ta godas edhe Kasamin”, deklaroi politikologu Blagojçe Atanasoski për Indeks.mk

Sipas tij, radikalizmi, madje edhe politika etnike shoviniste e VMRO- DPMNE-së në raport me çështja shqiptare dhe korpusi i të drejtave, e bën artificial këtë koalicion, pra më shumë në dëm të Besës, sesa të VMRO- DPMNE-së. Prandaj, shton ai, do të jetë vendimi i tyre se ku dhe si do të pozicionohen në të ardhmen.

Në anën tjetër, analisti politik Xhelal Neziri, për Euronews Albanian ka deklaruar se Lëvizja Besa e BIlall Kasamit vetëm se është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë politik i cili drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja.

“Lëvizja BESA e BIlall Kasamit është një parti e cila së fundmi është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë politik i cili drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE, e cila është partia kryesore në opozitë, tenton të tubojë më shumë parti, më shumë partnerë, për arritjen e qëllimit të saj të proklamuar tash e sa kohë që ka të bëjë me inicimin ose shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thotë Neziri.

Sipas tij, në këtë situatë rinkofigurimi politik në Maqedoninë e Veriut, Besa ka zgjedhë një anë, anën e VMRO-DPMNE-së të spektrit të djathtë. Në anën tjetër, shton ai, Edi Rama dhe Partia Socialiste i takojnë spektrit të majtë si LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit.

“Prandaj, edhe takimi i Ramës është parë në këtë prizëm nga ana e partisë BESA, andaj edhe kanë refuzuar të marrin pjesë”, nënvizon Neziri.(Indeks.mk)

Latest Posts

Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”, tha Pentagoni të...

Pas vizitës në Londër/ Zelensky mbërrin në Paris. Darkë pune me Macron e Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mbrëmjen e kësaj të mërkure, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për një darkë...