“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Ish ministri i MPB-së: Është një paaftësi e kësaj qeverie që t’i pajisë qytetarët me dikumente”


Pajaziti: Është një paaftësi e kësaj qeverie që t’i pajisë qytetarët me dikumente”.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, e akuzoi qeverinë për paaftësi për t’i pajisur qytetarët me dokumente, pasi është raportuar se mungon materiali për pasaporta.

“Kjo qe po shohim tash është që ka qe disa muaj që nuk ka material për pasaporta, kompania e cila i prodhon këto dokumente nuk ka material dhe nuk kemi asnjë informacion zyrtar pastaj nga ana e qeverisë, ministrisë se cilat janë masat shtesë që janë marr që dokumentet të jenë në duar e qytetarëve. Mendoj që kjo është shumë serioze sepse me ligj qytetarët duhet të pajisen brenda ditësh me dokumentin e tyre, pra ligjërisht nëse qytetarët do të ankoheshin, ose të ngrisnin padi në institucionet tona, ata e anë të drejtën, dhe kjo do të ishte një skandal tjetër në vete”, deklaroi Pajaziti në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

“Pra po them që e drejta e qytetarëve me ligj është që të kenë dokumentet e tyre, dhe ajo që po shohim është një paaftësi e kësaj qeverie që t’i pajisë qytetarët me dikumente”, shtoi ai.

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...