Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Nga mbledhja e takimit Rama ka publikuar një foto ku shihen liderat e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
“Gëzuar qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Rama.
Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat. Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim.
Për Vizion Plus ai tha se refuzoi të ishte pjesë e kësaj tryeze me argumentin se takimi nuk iu shërben shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.