“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Ndërkombëtarët shtojnë presionin, VMRO dhe Besa duhet të reflektojnë!

Faktori ndërkombëtar është i vendosur që Maqedonia e Veriut nuk duhet të lëvizë nga rruga e saj e përcaktuar proevropiane dhe proamerikane, andaj ditëve të fundit është rritur edhe presioni ndaj drejtuesve politikë për të përshpejtuar procesin e ndryshimeve kushtetuese, thotë në një prononcim për Indeks.mk, Berat Azizi – analist politik.

“Ditëve të fundit ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj drejtuesve politikë të Maqedonisë së Veriut, për të përshpejtuar hapat drejt ndryshimeve Kushtetuese. Zyrtari i lartë amerikan, Derek Scholl ka ardhur me një porosi të qartë që ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin për të hapur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën vijë janë edhe zyrtarët evropianë, të cilët kanë intensifikuar takimet me subjektet politike në vend për të siguruar kështu numrin e nevojshëm të votave për të kaluar ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Azizi.

Edhe pse në sfond duket e pamundur të sigurohen 80 vota, ai beson se surprizat do të jenë të rezervuara në orët e fundit dhe ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

“Një gjë tashmë është e qarë se subjektet politike shqiptare do të votojnë “për” dhe të çojnë vendin drejt BE-së. Në anën tjetër ditëve të fundit kemi edhe një heshtje në partinë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila ka qenë shumë e zëshme kundër, por ndoshta presioni ndërkombëtar do t’i vënë para një sprove të vështirë dhe do të gjejnë formë për të votuar “për”. Nuk është e thënë që gjithë subjekti të votojë për ose kundër, mjafton vetëm 6 vota nga kjo parti të kalojnë në anën e shumicës dhe ndryshimet kushtetuese do të kalojnë”, theksoi ai.

Ndryshe, nderyshimet kushtetuese me të cilat parashikohet që të futet komuniteti bullgar dhe disa komunitete tjera në Preambulën e Kushtetutës, e që janë të domosdoshme për ecurin e mëtejme të vendit drejt BE-së, deri më tani janë kundërshtuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica, ndërsa atyre u është bashkuar edhe Lëvizja BESA, duke i kushtëzuar ato me zgjedhje të parakohshme parlamentare, me çka frenohet procesi eurointegrues./Indeks.mk/

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...