Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Reforma e pensioneve në Francë; Macron kërkon të rrisë moshën deri në 64-vjeç

Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojnë më gjatë dhe për këtë arsye të kontribuojnë më shumë në fondin e pensioneve. Qeveria franceze kërkon të sigurojë nëpërmjet reformës që në punë të qëndrojnë më shumë të moshuar se më parë, duke ndryshuar moshën e pensionit.

 

Reforma synon të rrisë gradualisht daljen në pension nga 62 në 64 vjeç deri në vitin 2030. Pensioni minimal duhet të rritet me 100 euro për të arritur në 1200 euro. Periudha gjatë së cilës francezët duhet të kontribuojnë për të marrë një pension pa zbritje pritet gjithashtu të rritet 43 vjet deri në vitin 2027.

 

Duket se Franca po ndjek sistemin gjerman, ku mosha normale e pensionit do të rritet gradualisht në 67 vjeç deri në vitin 2031.

 

Ndërsa Macron është i bindur se reforma e pensioneve është e drejtë, pakënaqësia po shfaqet te opozita dhe sindikatat. Në Francë, po bëhen përgatitje për të protestuar kundër këtij plani. Tashmë janë paralajmëruar greva për javën e ardhshme.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...