Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Atanasovski: Për eurointegrimet më të brengosur amerikanët sesa VMRO-ja e Besa

Kjo qeveri ka mandat të plotë politik edhe për dymbëdhjetë muaj, pastaj do të ketë 100 ditë qeveri teknike, pastaj zgjedhje në prill, të rregullta, nëse kombinohen me ato presidenciale, thotë politikologo Blagojçe Atansoski duke komentuar për indeks.mk kërkesën e opozitës maqedonase dhe Lëvizjes Besa si bisht i saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit, duke respektuar të gjitha dispozitat ligjore të Marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet do t’i zhvillojmë dhjetë muaj më herët se afati i rregullt, gjë që nuk e shoh logjikën, përveç shpenzimeve të panevojshme për organizimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, nëse nuk i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, kjo do të thotë ndalim i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, siç na thonë hapur tashmë zyrtarë të lartë amerikanë dhe ambasadorja amerikane në vend. Madje, sado kontradiktore të tingëllojë, politika e jashtme amerikane do të merret më shumë me integrimin evropian të Maqedonisë sesa vetë liderët evropianë dhe elitat politike maqedonase, sepse ky është prioriteti i Ballkanit Perëndimor: tërheqja e vendeve të mbetura të paintegruara drejt Bashkimit Evropian, me synimin e minimizimit përfundimtar ose çrrënjosjes së plotë të ndikimit rus këtu dhe në rajon”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare. Ai ka theksuar se vendi ndodhet në mes të një krize energjetike dhe ekonomike.
“Ne jemi edhe vendi që kryeson OSBE-në, ndaj kemi një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kemi gjithashtu një proces skriningu në proces që duhet të përfundojë në nëntor. Sigurisht për shkak të dëshirës së Mickoskit për të shkuar në zgjedhje pa bërë asgjë, ne nuk do ta ndalim procesin e skriningut, do të ndalojmë kryesimin e OSBE-së për të kënaqur dëshirat e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje. Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje”, ka përsëritur Kovaçevski.

Në anën tjetër nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se meqë Kovaçevski është i kënaqur me kërkesën për zgjedhje në maj, le ta shpërndajë qeverinë në shkurt dhe le të shkojë Maqedonia në zgjedhje.
“Falënderojmë Kovaçevskin që publikisht u kënaq me kërkesën për zgjedhje në maj dhe nëse është e pranueshme për të, qeveria të shpërndahet në shkurt dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje. Shpresojmë që në mes dy takimeve strategjike për të kërkuar ndihmë të huaj për trajtimin e qenve të pastrehë dhe pritjes së listës së detyrave që duhet t’i sjellë Ali Ahmeti pas takimit në Tiranë, Kovaçevski nuk do ta ndryshojë mendjen dhe të ikë nga zgjedhjet e majit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së./Indeks.mk/

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...