Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Organizata Trump gjobitet për mashtrime tatimore

Kompania për patundshmëri e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është gjobitur me 1.6 milion dollarë nga një gjykatë në Nju Jork, lidhur me mashtrime tatimore.

 

Gjykata në dhjetorin e vitit të kaluar e gjeti fajtore Organizatën Trump për mashtrim dhe falsifikim të të dhënave biznesore.

 

Kompania është sinonim me emrin e ish-presidentit amerikan, por as ai dhe familja e tij nuk ishin pjesë e gjykimit.

 

I vetmi person i akuzuar për këtë skemë ishte ish-shefi financiar i kompanisë, Allen Weisselberg.

 

Megjithatë, Trump vazhdon të përballet me probleme ligjore, përfshirë edhe një padi tjetër që autoritetet në Nju Jork kanë ngritur kundër tij dhe fëmijëve të tij lidhur nën dyshime për mashtrim.

 

Dy nëndegë të Organizatës Trump – Trump Corp dhe Trump Payroll Corp – u gjetën fajtore nga gjykata në Nju Jork për pasurim të drejtuesve kryesorë të kompanive nga përfitimet për të cilat nuk kishin paguar taksa për 15 vjet, sikurse makinat luksoze dhe tarifat e shkollave private.

 

Këto përfitime u bën përmes paraqitjes së pagave më të ulëta, thanë prokurorët, duke thënë se kjo ishte bërë me qëllim që biznesi të mos paguante taksa të larta.

 

Kjo është hera e parë që kompanitë e Trumpit gjobiten në një rast penal.

 

Gjoba, që u lëshua nga gjykata penale në Manhatan të Nju Jorkut, ishte në vlerën më të lartë që gjykata mund të japë për raste të tilla.

 

Megjithatë, vlera e gjobës është minimale krahasuar me përfitimet e kompanisë. Organizata Trump raportohet se kishte përfituar 446 milionë dollarë më 2019.

 

Në deklaratën për media, prokurori i qarkut të Manhatanit, Albin Bragg Jr, tha se ky dënim paraqet “një kapitull të rëndësishëm” në hetimet që po vazhdojnë ndaj Trumpit dhe bizneseve të tij.

 

Ndryshe, ish-shefi i financave të kompanisë së Trumpit, Allen Wesselberg, u dënua me pesë muaj burgim për shkak të rolit të tij në skemën e mashtrimit tatimor. Ai u gjet fajtor për fshehjen e të ardhurave në vlerë prej më shumë se 1.7 milionë dollarëve.

 

Trump më herët ishte zotuar se do të apelonte vendimin. Ai ka thënë se gjykimi ishte i motivuar politikisht./rel

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...