Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

VMRO-DPMNE frenuese e konsensusit të vërtetë nacional për BE

Euroambasadori Dejvid Gir së fundmi duke folur për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) ka deklaruar se tanimë itinerari është përcaktuar, ndërsa BE-ja dhe premtimet janë reale.

“Do të ketë ulje-ngritje si këtu, ashtu edhe në Bruksel. Besoj se rrugën afatgjatë, itinerarin e ka përcaktuar BE-ja dhe premtimi është real. Varet nga vlerësimi i nevojave dhe interesave reciproke”, deklaroi Gir.

Për të arritur këtë qëllim, shtoi ai, duhet të ketë vendosmëri të vërtetë politike në të gjitha partitë politike dhe në të gjitha institucionet, duke përfshirë biznesin dhe shoqërinë civile. Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar sepse vërtet do të ketë sfida në rrugën drejt BE-së. Gir tha se në BE dhe në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë mbështetje për Maqedoninë e Veriut.

Në anën tjetër, Presidenti Stevo Pendarovski është i qëndrimit se në Maqedoninë e Veriut për momentin për fat të keq nuk ka konsensus nacional që të vazhdojmë drejt BE-së.
Ai është decid se kemi mundësi për hyrje në BE deri në vitin 2030. Theksoi se kemi potencial të brendshëm, kemi njerëz të zgjuar, kemi përvojë, kemi një sistem negociues të krijuar prej kohësh dhe jemi kandidati më i përgatitur në historinë e BE-së.

“Megjithatë, nuk jam i sigurt në këtë kontekst për dy gjëra të tjera. Së pari, nuk e di nëse do të arrijmë një konsensus kombëtar. Për momentin nuk e kemi lidhur me këtë çështje. Flasim për një konsensus të vërtetë retorik. A do ta arrijmë dhe a do ta ruajmë atë, sepse ai duhet të ruhet për vite e vite ndërsa negociatat janë duke vazhduar”, theksoi Pendarovski.

Nga aspekti i asaj që e dëgjon nga partitë opozitare, shefi i shtetit tha se partitë nuk do ta ndryshojnë qëndrimin duke shpresuar që do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq është i qëndrimit se konsensusi i vërtetë nacional për Bashkimin Evropian për fat të keq te ne nuk është arritur nga të gjitha akterët politikë, sepse deri më tani në pjesën më të madhe ishte vetëm deklarativ./Indeks.mk/

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...