Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Kasami tash bëhet edhe zëdhënës i Mickovskit, më VMROist se vetë VMROistët!

Se Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami i ka dhënë “besën” VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit për partneritet strategjik, për të dëmtuar imazhin evropian të Maqedonisë së Veriut, tanimë për çdo qytetarët është e qartë.

Në shumë raste, Bilall Kasami dhe Mickoski kanë qëndrime të njëjta, madje në raste të caktuara qëndrimet e tyre janë në një vijë edhe me Levicën dhe Dimitar Apasievin.

Fillimisht Kasami u bë bisht i VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, pastaj duke refuzuar takimin te kryeministri shqiptar Edi Rama, e tani duke u përgjigjur në një pyetje hipotetike në emision televiziv, nëse do të bëhet një qeveri e gjerë me gjithë forcat pro-evropiane, ai ka deklaruar se kjo nuk mund të ndodhë pa VMRO-DPMNE-në.

Ja si e shpreh dashurinë e tij ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, Bilall Kasami:

“Nëse bëhet fjalë për konceptin e një koalicioni të gjerë që përfshin të gjitha partitë që janë pro përshpejtimit të procesit për anëtarësimin e vendit tonë në BE, nuk di asnjë moment në të cilin VMRO-ja ka thënë publikisht se është kundër”.

Por, Kasami harron se VMRO-DPMNE është kundër ndryshimeve të nevojshme kushtetuese që vendi të ecë drejt BE-së.

Ai nuk përfundon me kaq, tregohet edhe më vëmëroist se vetë VMRO-ja, duke deklaruar se: “Për idenë e integrimit në BE si përcaktim konceptual dhe programor, këtë e ka edhe VMRO-ja. Prandaj e them edhe një herë, nëse flasim për një bashkim të tillë, atëherë ideja të zgjerohet edhe me VMRO-në”, ka deklaruar Kasami në emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat./Indeks.mk/

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...