Xhaferi: Për 20 vite shqiptarët jo rastësisht kanë mbështetur ideologjinë e Ali Ahmetit dhe BDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë sonte ka nisur takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga fshati Çegran i komunës së Gostivarit.

“Kjo është strategjia e asaj që nënkupton reformim i subjektit pas 20 vitesh që ne ishim bartës do përcjellim në gjeneratën që pason dhe jemi krenar që kemi arritur të prodhojmë kuadro. Unë nuk do dëshiroja të flas për të bëmat për faktin që për 20 vite kam pranuar detyrat dhe kam menduar se duhet bërë në bazë të pritjeve tona. Këto aktivitete paralele që kanë filluar duhet të ndërpriten dhe shokët e miqtë tonë që për 20 vite kanë pasur autoritetin e pushtetin të mund para nesh të flasin për bëmat që kanë qenë dhe kur të japin raport do duhet të akuzojnë pastaj. Nuk mund të heshtim sepse një punë që më është dhënë nëse nuk e bëj do jetë e ndershme të themi faleminderit më liro nga obligimi e jepja dikujt që mund të bëj por të akuzojmë dikë nuk është e ndershme. Për 20 vite shqiptarët jo rastësisht kanë mbështetur ideologjinë e Ali Ahmetit dhe BDI. A e kemi kryer gjithë punën? Nuk ka njeri në botë që thotë se i kam kryer gjithë punët. Të gjithë ne t’i biem mendjes mbas dhe të shohim të kaluarën politike dhe të mundemi në fund t’i mveshemi liderit me kërkesat dhe popullatës. Qendra e Gostivarit është projekt i Ali Ahmetit dhe këtë të gjithë e dimë. Atë periudhë prioritetet ishin ato e sot pas 20 vite ndryshojnë prioritete dhe për të njejtat punojmë”, ka theksuar në fjalimin e tij kryeparlamentari Talat Xhaferi.