“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Shoferit nga Gjakova i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit, voziti në shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar


Voziti në shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar, shoferit nga Gjakova i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit.

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në Gjakovë ka gjobitur me 500 euro një shofer, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Sipas njoftimit, të njëjtit po ashtu i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se ai ka lëvizur me shpejtësi 118 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h”.

“Ndaj drejtuesit të mjetit (bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor) i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet në komunikatën për media.

Latest Posts

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...