Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Haxhiu kërkon llogari për rastin e hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale


Bekim Haxhiu kërkon llogari për rastin e hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale.

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar llogari për rastin e hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale.

Rastin në fjalë, Haxhiu e ka cilësuar si skandal.

“Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar. Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, ka shkruar haxhiu në Facebook, të dielën.

Deputeti opozitar ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë rastin.

“Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit. Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë. Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza”, ka thënë ai.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...