“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Një kosovar dënohet me pesë vjet burgim për pjesëmarrje në luftën në Siri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim një shtetas të Kosovës për pjesëmarrje në luftën në Siri.

 

Gjykata tha se i akuzuari Y.B, u gjet fajtor për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, por ka hedhur poshtë akuzën për “Lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit”.

 

Sipas njoftimit, Y.B, më 2013, kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Turqi dhe më pas drejt Sirisë, “dhe ka ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të marrë pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘Daela-Islamia’, e cila më vonë është njohur si grupi militant Shteti Islamik”.

 

Ai, sipas gjykatës, kishte qëndruar në Siri deri më 28 maj 2022, kur është kthyer në Kosovë.

 

Më 28 maj të vitit 2022, Kosova dhe Shqipëria, riatdhesuan 15 shtetas të tyre. Tirana njoftoi se riatdhesoi 13 shtetas, ndërkaq Prishtina dy. Ky operacion u mbështet nga Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas Gjykatës Themelore, akuzuarit do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim, ndërkaq të drejtë ankese për këtë aktgjykim palët kanë në Gjykatën e Apelit.

 

Më 2015, Kosova ka miratuar një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja, ku parashihen dënime deri në 15 vjet burgim./rel

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...