“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Zjarri shkrumbon objektin e qumshtores “Alpina Euro” në Kumanovë

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të dielës, një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar objektin e qumështores “Alpina Euro“ në Rramanli të Kumanovës. Për fat të keq flakët e zjarrit kanë shkrumbuar tërë makinerinë për prodhimin e produkteve të qumështit, si dhe laboratorët e qumështores. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, përpos dëme materiale, të cilat arrijnë në rreth 250 mijë euro.

“Kur erdhëm gjithçka tashmë ishte djegur. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk kemi, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, sepse kjo fabrikë ka qenë në linjë të plotë prodhimi e pajisur me tërë makinerinë e nevojshme për këtë veprimtari. Vlera mund të arrijë diku 250 mijë euro.”, – tha ndër të tjera Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Ndryshe qumështorja që nga koha e pandemisë së koronavirusit nuk ka qenë në funksion, për çka rryma ka qenë e shkyçur. Andaj edhe ngritën dyshimet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

“Fabrika nuk ka qenë në funksion prej kohës së pandemisë së koronavirusit, edhe rryma ka qenë e shkyçur, andaj edhe nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit. Gjatë ditës së hënë kanë ardhur edhe organet e hetuesisë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.”, – theksoi Rexhail Mustafi nga qumështorja “Alpina Euro”.

Vlen të theksohet se para pandemisë qumështorja ka punuar me kapacitet të plotë prodhimi prej 3-4 tonë produktesh qumështore.

https://fb.watch/i5iuKZ29Tf/

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...