“Nuk na ka ne hije që të na pengojnë në rrugën drejt BE-së, prandaj ne po bëhemi bashkë dhe kryetari Ahmeti thërret në Aleancë për Europë”, kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, duke u përgjigjur në një nga pyetjet e shumta të qytetarëve në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së Ali Ahmeti me bazën partiake.
“Pse t’ia marrësh ardhmërinë fëmijëve, atyre që do lindin pas nesh. T’ia rrëmbesh shpresën, t’ia rrëmbesh dëshirën për jetë. Korrupsioni më i madh është t’ia pengosh dikujt ëndrrën e jetës më të mirë. Ne jemi zotuar, se jetën më të mirë do ta bëjmë në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, prandaj po i bëjmë gjithë këto kompromise me marrëveshjen e Prespës dhe fqinjësisë së mirë. Është ngritur në këmbë me Rusi, e Serbi, për ta penguar këtë proces”, tha zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Nuk na ka ne hije, shtoi ai, që të na pengojnë, prandaj ne po bëhemi bashkë dhe kryetari thërret në “Aleancë për Europë”.
“Nuk na nderon pengimi i rrugës të integrimit në Evropë, sepse ua rrëmbejmë ëndrrën fëmijëve tonë. Prandaj duhet gjithë ta ngremë zërin dhe mos lejojmë që askush të na rrëmbej të ardhmen e fëmijëve tanë. Evropa është e ardhmja jonë, nuk është Rusia”, nënvizoi Grubi.