Begaj thërret Këshillin e Sigurisë/ Mbledhja e 23 janarit, për sigurinë dhe prioritetet e këtij viti

Në 23 janar Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet nën drejtimin e presidentit Bajram Begaj.

 

Siguria dhe prioritetet për vitin 2023 do të jenë në qendër të diskutimeve.

 

Zyra e shtypit e presidentit bën me dije se mbledhja e Këshillit do të marrë në analizë gjendjen e sigurisë në vendin tonë.

 

Përcaktimi i prioriteteve të institucioneve përgjegjëse që garantojnë sigurinë e qytetarëve, është një pikë tjetër në agjendë.

 

Në mbledhje përveç anëtarëve të përhershëm, do të marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë e vendit.

 

Në të kaluarën, në disa mbledhje të këshillit është ftuar edhe udhëheqësi i opozitës. Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë pjesë e kësaj mbledhjeje dhe kush do ta përfaqësojë atë.