OVL-UÇK paralajmëron protestë më 17 shkurt


Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se, me gjasë, 17 shkurti do të jetë ditë proteste.

Sipas tij, kjo për shkak të paralajmërimit se Gjykata Speciale ka caktuar një seancë tjetër përgatitore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në 15 vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur.

”Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, shkruan Klinaku në Facebook.