Rexhepi priti në takim ambasadorin Qehaja

Sot zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi priti në takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë SH. T. Florian Qehaja i shoqëruar nga Diplomati z. Vlorat Gashi.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat dhe mardhëniet në mes dy vendeve fqinje kanë shënuar një zhvillim të konsiderueshëm.

“Me z. Qehaja diskutuam çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me projektet konkrete të përbashkëta që i kemi me Republikën e Kosovës në sfera të ndryshme si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi në realizimin e tyre gjatë kësaj krize globale. Vlen të theksohet se projektet tona të përbashkëta vazhdojmë ti realizojmë me përkushtim dhe me rritme të shpejta me qëllim zhvillimin e të dy vendeve tona, përmirsimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët dhe antarsimin në Bashkminin Evropian” – deklaroi zëvendësi Rexhepi.