Kisha kënaqësinë të takoj sot Ambasadoren e ShBA-së në vend, ekselencën e saj Angela Aggeler.
Me ambasadoren u pajtuam bashkërisht se ndajmë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.
Riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës.
Biseduam për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Gjithashtu, u pajtuam se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahim rrugën drejt BE-së dhe të vendosim qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë.
Ambasadores Aggeler i prezantova nismën e AlternAtivA-s për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën.
Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë. Kërkova mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik.