Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Gjest i madh: Qytetarët heronj, shpëtojnë një qift të moshuar pas përmbytjeve në Skenderaj


Qytetarët heronj, shpëtojnë një qift të moshuar pas përmbytjeve në Skenderaj.

Skenderaj, është njëra prej komunave që më së shumti ka pasur vërshime – i tërë qyteti ndodhet në ujë.

Shumë qytetarë kanë shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë banorëve, pasi nuk kanë mundur as të evakuuohen.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet teksa, zyrtarë të Komunës së Skenderajt, kanë intervenuar duke ndihmuar dy të moshuar burrë dhe grua që të shpëtojnë nga përmbytjet.

Ky aksion ka vazhduar edhe në lagje të tjera të qytetit.

“Sot bashkë me shefin e zyrës për Informim dhe zëdhënësin e komunës së Skenderajt Amir Lushtaku si dhe me Drejtorin e DKRS-së Alban Berisha dhe Valdrin Zyhrani djali i çiftit, kemi marrë pjesë në aksionin e evakuimin të banorëve në fshatin Llaushë, ku më këtë rast është nxjerrë nga uji një çift i moshës rreth 60 vjeçare. Këtë aksion e kam xhiruar ekskluzivisht si kujtim i kësaj dite të vështirë për qytetin e Skenderajt”.

“Aksioni i evakuimit po vazhdon edhe tash e tutje! Lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo gjendje”, Bahri Nura në Facebook.

Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, zjarrfikësit e njësitet emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

Ndërkaq, deri me tani nuk dihen dëmet materiale që ka shkaktuar shiu.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...