Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Reshjet e dendura/ Peleshi: Situata e menaxhueshme, jemi afër pikës kritike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka raportuar mbi situatën më të fundit në vend pas përkeqësimit të motit. Ministri u shpreh se situata është e menaxhueshme dhe se nuk paraqet rrezikshmëri të lartë por problematikë mbeten disa zona në Shkodër dhe Lezhë.

 

Parashikohet rritje të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna, Mat dhe Vjosë. Për pasojë pritet shtim të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe në zonat periferike. Do të ketë rrezik të shtuar për përmbytje dhe në lumin Vjosa. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Gjirokastër pritet që të ketë vërshim të lumenjve si dhe rrëshqitje të dherave.

 

Priten reshje intensive në qarqet Vlorë,  Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan.”, tha ai.

 

Ministri theksoi se pritet që të ketë shtim të reshjeve dhe për rrjedhojë rrezik të shtuar në pjesën e Nënshkodrës. Sa i përket lumenjve, Peleshi tha se disa prej tyre janë brenda kuotave normale. Problematikë paraqet lumi Buna dhe lumi Vjosa.

 

Jemi afër niveleve kritike por projeksionet janë pesimiste duke pasur parasysh vijimin e intensiteti të reshjeve në vazhdim.“, u shpreh ministri. Peleshi theksoi gjithashtu se energjia elektrike është kthyer në një pjesë të zonave ku ka pasur problematika për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shiut.

 

Shkarkimet janë në rënie dhe po menaxhohen shumë mirë nga KESH. Faktori negativ i shkarkimeve po vjen duke u ulur pasi shkarkimet po menaxhohen shumë me kujdes, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe. por është një problematikë që e shoqëron këtë periudhë për shkak të reshjeve të larta dhe erërave në këtë sezon.“, shtoi ai.

 

Ai gjithashtu pohoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situate.

 

“Duhet më shumë vëmendje nga bashkitë, të merren masat në kohë për të paralajmëruar popullsinë në ato zona ku parashikohet rrezik për përmbytje. Të kemi të gatshme kapacitetet për evakuim dhe strehim ndonëse nuk kemi shumë banesa nën kërcënim të përmbytjeve.

 

Të jemi në bashkëpunim me të gjitha strukturat. Të vijohet pa ndërprerje monitorimi i lumenjve, rezervuarëve, hidrovorëve, digave, kanaleve dhe përrenjve. të jenë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat për menaxhimin e situatave që mund të krijohen. Të raportohen çdo rast pranë qendrës kombëtare të emergjencave civile që të merren masa në kohë.”, tha Peleshi.

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...