Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se ndonëse Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese, kjo është edhe pjesa të cilën e ka shkelur
Serbia ka shkelur dakordimin me Kosovën lidhur me çështjen e targave, ka shkruar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se ndonëse Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese, kjo është edhe pjesa të cilën e ka shkelur.
“Serbia ka shkelur dakordimin për targat. Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022. Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla./telegraf