Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Dëshmimtarët e harruar të 21 janarit/ Fatos Mahmutaj: Jam i gatshëm të flas për ngjarjen, ja kush qëlloi

Sot u shënuan plot 12-vjet nga dita kur në bulevard, gjatë protestës së thirrur nga PS në atë kohë në opozitë, u vranë 4 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

 

Ngjarja e asaj dite ka tronditur vendin dhe akoma nuk është hedhur dritë për vrasjen e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtaj .

 

Një nga personat e plagosur në protestën e 21 janarit ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj.

 

Në një lidhje live për Vizion Plus Mahmutaj u shpreh skeptik për rihapjen e hetimete, duke theksuar se provat kanë qenë aty, por ka munguar vullneti për t’i shkuar deri në fund.

 

Mahmutaj tha më tej se ka shumë dëshmimtarë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, përfshi edhe vetë gazetarin, që siç thotë ai nuk është thirrur asnjë herë nga institucionet e drejtësisë.

 

Jam shume skeptik per rinisje hetimesh dhe rihapkje çeshtjesh. U bene 12 vjet që hapen plagët e qelëzuara në 21 janar. Ato prova aty gjendeshin, nuk ranë nga qielli prova të reja. Aty ishin edhe pamjet filmike dhe të majtët në pushtet prej 10 vitesh. Është e njëjta histori e njëjta ngjarje dhe është një show mediatik.

 

SPAK ka më tepër se 3 vjet. Një mandat e mbaroi ai drejtuesi i SPAK. Ai bëri vetëm një vilë në Gjirin e Lalzit krah Berishës dhe Metës. E kam humbur besimin te drejtësia Është shoë mediatik. Kemi dhjetra dëshmimtar, përfshi edhe mua e nuk më ka thirrur askush për të dëshmuar. Është tjetërsuar dosja e 21 janarit. Sipas ligjit shqiptar nuk mund të gjykosh një gjë të re me të njëjtat prova dhe të njëjtët njerëz”, tha Mahmutaj.

 

Gazetari akuzoi kreun e PD Sali Berisha se ka gisht në zbardhjen e ngjarjes, teksa e cilëson 21 janarin si njollën e zezë për PD dhe drejtësinë.

 

Nga 21 janari nuk ka mbetur asnjë gjë e pa zbuluar. Çdo gjë është e zbardhur. Mungon vetëm vullneti për ta zbardhur që e ka kapur prej fyti Sali Berisha me familjen e vet. Ka për të mbetur një njollë e zezë për të djathtën mbi popullin e vet. Bëri një gjë që nuk e bëri as Ramiz Alia. Do Mbetet një njollë e zezë për drejtësinë që nuk është zbardhur asnjë dosje që ka dorë Berisha apo familja e tij siç është Gërdeci, zhdukja e Kostra Trebickës etj”, tha Mahmutaj.

 

Gazetari shtoi se ka qenë ngjitur me viktimën Hekuran Deda, ndërsa tregon dhe personat që mund të kenë qëlluar mbi protestuesit në 21 janar 2011.

 

Hekuran Deda ka qenë ngjitur me mua dhe ende nuk e kam të qartë atë e kapi plumbi që më plagosi mua apo breshëria e plumbave që lëshoi Agim Llupo. Kishte shumë njerëz në një hapësirë të vogël. U qëllua nga taraca e Kryeministrisë drejt nesh që më pas mësova që ishte bodigardi i Berishës që qëlloi me pistoletën e Andrea Prendit.

 

Unë jam i gatshëm të përgjigjem kurdo por nuk më kanë thirrur për këtë çështje”, tha ai.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...