Ali Ahmeti nesër takon qytetarët e Tetovës

Kryetari i BDI Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë nesër pritet të vazhdojë takimet me qytetarët e Tetovës.

Këto takime janë si vijim e takimeve të realizuara për një javë në Gostivar.

Takimi do të fillojë në ora 19:00 tek restorant Arra, bëjnë me dije nga BDI

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nesër (e hënë, 23.01.2023) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me qytetarët në Tetovë, tek restorant “Arra”.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjek ngjarjen.