Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Kroatët përballen me rritje të çmimeve pas futjes në Eurozonë

Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet.

 

Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në euro. Sipas kursit zyrtar 1 euro shkëmbehet me 7.53 kuna kroate.

 

Por tregtarët me pakicë fajësojnë inflacionin e lartë. Nga ana tjetër qeveria njoftoi masa, përfshirë dërgimin e inspektorëve në dyqane, si dhe duke kërkuar nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për të raportuar çmimet e çdo produkti, çdo dy javë.

 

Të premten, inspektorati shtetëror njoftoi se pas një kontrolli në rreth 1,000 dyqane, kishte identifikuar një rritje të pajustifikuar të çmimit në rreth një të katërtën e tyre. Ata thanë se kishin vendosur më shumë se 240 gjoba.

 

Sa dola nga dyqani, janë rritur çmimet për çdo gjë. Ata po i rrumbullakosin çmimet, duke i rritur, s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankoviq, një pensioniste nga Zagrebi.

 

Kur shoh produktet më elementare, gjalpin, bukën, qumështin, çmimet janë të papërballueshme për to. Kjo nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20 për qind më shumë”, thotë Damar Arbanas, një tjetër pensionist nga Zagrebi.

 

Tre kompani që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit njoftuan se do të rrisin çmimet në shkurt.

 

Megjithatë ka nga ata që thonë se debati mbi rritjen e çmimeve është i ekzagjeruar.

 

“Çdo vend që ka futur euron u përball me këto probleme. Jemi ne që duhet të mësohemi të llogarisim nga euro në kuna, sepse ne ende i konvertojmë çmimet fillimisht në kuna, në vend që të bëjmë llogaritjet në euro”, thatë Zeljka, pensioniste nga kryeqyteti kroat, Zagreb.

 

Në dhjetor, norma e inflacionit ishte 13.1 për qind, duke shënuar një rënie të vogël nga niveli më i lartë historik prej 13.5 për qind i regjistruar në nëntor.

 

Çmimi i pothuajse çdo gjëjë u rrit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2022. Autoritetet fajësuan inflacionin për rritjen e kostos së energjisë dhe problemet me furnizimin shkaktuar nga lufta në Ukrainë./voa

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...