Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Vihet në funksion ndërmarrja për mbeturinat në Haraçinë

Komuna e Haraçinës ka vendosur në funksion Ndërmarrjen Komunale Publike “AMBIENTI”, e cila ka për obligim të bëjë grumbullimin, transportin dhe menjanimin e mbeturinave, të mirëmbajë sipërfaqet publike qarkulluese si dhe të menaxhojë me rrjetin e ujësjellësit.

Kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibraimi, ka bërrë të ditur se pas shumë viteve, po zgjidhet një problem i kahmotshëm i Komunës dhe i banorëve të saj.

Ai poashtu theksoi se kjo ndërmarrje ishte lënë në haresë, me xhirollogari të bllokuar por me përpjekje maksimale të tij, borxhet janë shlyer.

“Nga sot unë e konfirmoj, dhe të gjithë qytetarët i njoftoj se i vetmi institucion i autorizuar për ta menaxhuar këtë veprimtari Komuna e Haraçinës, më konkretishtë Ndërmarja Komunale. Është një problem i kahmotshëm i Komunës sonë, ku nuk ka qenë në funksion ndërmarja komunale, kemi bë një menaxhim të mirfilltë në këtë drejtim, dhe sot mund të them se jemi të kompletuar për ta bërë menaxhimin, ose për të bërrë grumbullimin e mbeturinave dhe hapësirave publike për ti mirmbajtë“ – tha Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Ibraimi poashtu ka theksuar se me marrjen e mandatit, këtë ndërmarrje e ka gjetur jashtë funksionimit, ndërsa tani do të fillojnë me 10 të punësuar.

Ai beson se së shpejti presin që të arrinë një marrëveshje me udhëheqësin e deponisë “Drislla”, ku do të mund të dërgohen mbeturinat e grumbulluara.

“Mandatin kur e pranuam, kishte një borxh të madh ndërmarja komunale. Shpresojmë se do të arrijmë në të ardhmen që të bëjmë një kontratë me Drisllën që mbeturinat e Haraçinës të përfundojnë atje“ – u shpreh Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Ibraimi poashtu kërkoi nga të gjitha institucionet e vendet që ti ndëgjojnë hallet e Komunës së Haraçinës, sepse këto janë probleme dhe sfida të banorëve të saj, dhe pret të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me të gjitha institucionet.

Autoritetet komunale së bashku edhe me Kryetarin e Komunës menjëher filluan grumbullimin e mbeturinave, duke filluar që nga shkollat, ku që nga nesër fillon mësimi për filloristët e kësaj Komune.

https://www.facebook.com/photo?fbid=205989351957344&set=pcb.205989951957284

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...