Afrim Gashi rikthehet në përqafim të Mickoskit dhe VMRO DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i...

Besimi: Teknologjia dhe njohuritë do të jenë shtytësit e rritjes në ekonominë e re globale

Teknologjia do të ketë një nga rolet kryesore në ekonominë e re të riglobalizuar, duke kontribuar në të gjitha sistemet, nga tregtia dhe investimet, përmirësimi i inovacionit dhe rezistencës së sektorit privat, fuqia punëtore, deri te ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjetik. Vlerësimet janë se rreth 70% e vlerës së re të krijuar në ekonominë globale do të rezultojë nga teknologjia dixhitale, shkruan në kolumnën e tij të fundit, ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Teknologjia është jashtëzakonisht e rëndësishme në uljen e kostove gjatë tregtimit dhe rritjen e tregtisë së shërbimeve.

“Jetojmë në një kohë ku teknologjitë e ndryshojnë tregtinë fizike më shpejt se kurrë, si inteligjenca artificiale, DLT, shtypja 3D, sensorët inteligjentë, etj., që bartin më shumë elasticitet në zinxhirin e furnizimit, tregtinë ndërkufitare, menaxhimin më të mirë të rrezikut dhe zbutjen e krimit financiar. Në këtë drejtim, nevojitet bashkëpunim më i madh për zbatimin e proceseve të identitetit dixhital, përmirësimin e funksionimit të sistemit dhe mjedisit rregullator”, thekson ministri.

Duke iu referuar investimeve, ministri thekson mjete të reja për nxitjen e investimeve të huaja direkte, si krijimi i bazave të të dhënave të furnitorëve dhe investitorëve të qëndrueshëm.

Sa i përket ballafaqimit me ndryshimet klimatike dhe tranzicionin energjetik, Besimi sërish përmend rolin e teknologjive të reja në këto procese.

“Transformimi energjetik lidhet ngushtë me ndryshimet klimatike, të cilat dolën në pah gjatë periudhës së kaluar. Masat që lidhen me tranzicionin energjetik i referohen teknologjive inovative dhe rritjes së efikasitetit energjetik, si dhe ndarjes së rritjes ekonomike nga konsumi i energjisë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Teknologjia e gjelbër ishte në zhvillim edhe gjatë dekadës së fundit, falë përmirësimeve të vazhdueshme, me ç’rast energjia diellore dhe e erës bëhen gjithnje e më të lira. Me vitin 2050, sipas disa llogaritjeve, kalimi nga karburantet fosile në energjinë diellore dhe të erës do të kursejë 12 trilionë dollarë në nivel global”, shkruan ministri.

Në vijim, Besimi shton se teknologjitë e reja janë ato që mund të kontribuojnë në produktivitet dhe qëndrueshmëri më të madhe në bujqësi. Ato mund të ndihmojnë në testimin e cilësisë së tokës, mbjelljen, monitorimin e kulturave bujqësore, vlerësimin e përpunimit të tokës, si dhe lidhjen me furnitorët dhe blerësit e rinj.

“Platformat dixhitale për produktet bujqësore, si Farm Pas u ndihmojnë miliona bujqve në zonat rurale, që të marrin çmime të arsyeshme si dhe financa për zgjerimin e biznesit të tyre”, thekson ministri.

Në këtë kolumnë, thuhet se inovacioni dhe përshtatshmëria në periudhën e ardhshme do të jenë ato që do të sigurojnë qëndrueshmërinë e biznesit. Teknologjitë e reja, si dhe inteligjenca artificiale pritet që të japë kontribut të rëndësishëm në shumë sektorë si prodhimtaria, bujqësia, farmaceutika, shërbimet shëndetësore dhe kujdesi, etj. Stimulimi dhe përkrahja e investimeve direkte në fushën e dixhitalizimit, si në tregtinë elektronike dhe fintech, mund të ofrojnë përkrahje të konsiderueshme për ekonominë në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës, veçanërisht në periudhën pas Covid-it.

Latest Posts

Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”, tha Pentagoni të...

Pas vizitës në Londër/ Zelensky mbërrin në Paris. Darkë pune me Macron e Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mbrëmjen e kësaj të mërkure, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për një darkë...