Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Maqedonia e Veriut vazhdon skriningun bilateral me Komisionin Europian

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Zv/Kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE znj. Drtia Abdiu Halili, zv/kryeministri për çështje ekonomike z.Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e ekonomisë, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Ministria e financave, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e Drejtësisë, Regjistri qendror, Agjensioni për ushqim dhe veterinari, Agjensioni për kadastër.

Procesi të cilin e fillojmë me këtë takim të parë bilateral bilateral për klasterin e dytë Tregu i brendshëm, nënkupton rëndësinë e kësaj fushe, dhe konkluzionet dhe rekomandimet që do të dalim nga ky takim do të përcaktojnë politikat tona shtetërore si edhe hapat e rradhës në procesin aderues.

“Rëndësia e fushave që bëjnë pjesë në kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime po konfirmohet me pjesëmarrjen e vendit në Zonën Ekonomike Rajonale dhe përmbushjen e Planit shumëvjeçar të veprimit ku të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë shkallë sa më të lartë të harmonizimit. Po zbatojmë dhe përfshijmë aktivitete për heqjen e pengesave në procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare” – theksoi në fjalën e saj Zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.

Në fjalën e tij hyrëse Ministri Bekteshi mes tjerash nënvizoi: ” Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente, në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi realizon aktivitete për respektimin e legjislacionit të BE-së dhe forcimin e kapaciteteve administrative në fushën e shërbimeve. Aktivitetet kryhen në përputhje me konkluzionet dhe rekomandimet e Nënkomisioneve dhe Raportet e Progresit të vendit tonë.”

Gjithashtu në këtë takim para përfaqësuesve të komisionit evropian u drejtua edhe Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike z.Fatmir Bytyqi, i cili mes tjerash theksoi: “Ne jemi të përkushtuar dhe punojmë shumë për çdo rekomandim të shënuar në raportin e fundit të BE-së. Me krenari mund të theksoj se pas më shumë se 2 vite procesi të konsultimit me të gjithë aktorët përkatës, jemi në fazën përfundimtare të hartimit të ligjit të ri sistematik të punës. Me miratimin e këtij ligji si dhe me propozimin tashmë të përcaktuar për ndryshime të ligjit për shërbimet postare do të adresojmë rekomandimet në Kapitullin 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime”.

Sot dhe nesër do të përmbyllim takimet e skriningut bilateral për kapitullin e 3-të, kurse deri në fund të javës edhe kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare dhe kapitulli 7 – E Drejta e pronësisë intelektuale që gjithashtu janë pjesë a klasterit të 2 – Tregu i brendshëm.

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...