Kryetari i BDI Ali Ahmeti sonte me bashkëpunëtor pritet që të takojë qytetarët në Tetovë, më saktësisht në malësinë e qytetit në fshatin Sellcë, njoftojnë nga BDI.
Takimi do të fillojë në ora 19:00 tek shkolla e fshatit Rilindja.
Njoftim
Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër (e martë, 24.01.2023) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me qytetarët në malësinë e Tetovës, në fshatin Sellcë – SH.F “Rilindja”.
Ftojmë ekipin tuaj të ndjek ngjarjen.