Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Ivica Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin


Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asocacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet.

Pas vizitës në Bruksel, ku takoi përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ai tha për mediat serbe se ata vënë në dukje “qasjen konstruktive” të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug, përcjell Klankosova.

Daçiq tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është që ta konfirmojë rrugën europiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura.

Ai shtoi se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit “për të punuar në themelet dhe zbatimin” e planit të BE-së për Kosovën, të cilin Vuçiq e diskutoi me pesëshen ndërkombëtare të premten.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...