Afrim Gashi rikthehet në përqafim të Mickoskit dhe VMRO DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i...

Analizë “numerike” e Xhelal Nezirit: “Fronti për Europë” mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme me 73 deputetë!

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Xhelal Neziri në një shkrim autorial për portialin analitik KDM kushtuar disa lëvizjeve të fundit në vend dhe rajon, midis tjerash ka analizuar edhe numrin e deputetëve që mund të fitojë në rast se rikomponohet një koalicion proeuropian në kuadër të iniciativës “Fronti për Europë”.

Sipas tij, “Fronti për Euopë”, i udhëhequr nga BDI -LSDM, me mundësi të bashkangjitjes edhe të ASH-së, PDSH-së, PLD-së, PRSD-së, do të ishte favorit për të fituer zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ky koalicion ngjan me atë që u krijua në vitin 2018, kur u mbajt referendumi për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë. Edhe pse nuk arriti të fitojë mbi 50 për qind të votuesve, ‘për’ votuan afër 610 mijë votues. Pyetja e referendumit ishte e lidhur me integrimet euroatlantike të vendit dhe ishte formuluar kështu: ‘A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë’. Të gjitha partitë që përkrahën këtë referendum pritet të jenë pjesë e Frontit. Përjashtim në këtë rast bën vetëm BESA, e cila ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni të tillë. Andaj vlerësimet janë se ky koalicion i madh do të mund të marrë diku në mes 500 dhe 600 mijë votave, të cilat do ishin të mjaftueshme për marrjen e mbi 70 mandateve në Parlament. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2020, LSDM me partnerët kishte 327 mijë vota, BDI 104 mijë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 81 mijë, PDSH-ja 14 mijë. Gjithsej fituan diku 525 mijë vota, apo 73 deputetë. Garimi me një listë favorizohet nga formula e D’Hontit, por nga ana tjetër këtu duhet pasur parasysh edhe bojkotin e mundshëm brenda këtyre subjekteve duke marrë parasysh çarjet aktuale që mund të ndodhin”, analizon Neziri.(Indeks.mk)

Latest Posts

Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”, tha Pentagoni të...

Pas vizitës në Londër/ Zelensky mbërrin në Paris. Darkë pune me Macron e Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mbrëmjen e kësaj të mërkure, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për një darkë...