Vendet baltike mirëpresin dorëzimin e planifikuar të tankeve gjermane “Leopard 2”

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë mirëpritur dërgimin e planifikuar të tankeve gjermane “Leopard 2” në Ukrainë.

 

 

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, shkroi sot në Twitter ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu.

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkēvičs postoi në Twitter një foto të dy tankeve “Leopard”, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis postoi një foto të një tanku me flamurin e Ukrainës ku shkruhej “Tanke schön”, ‘faleminderit’, duke iu referuar vendimit gjerman për dërgimin e tankeve “Leoprad” në Kiev.

 

 

Qeveria gjermane i ka ofruar Ukrainës 14 tanke moderne “Leopard” nga stoqet gjermane. Vendet baltike kanë qenë të prera në kërkesat e tyre duke i bërë thirrje Berlini t’i dorëzojë ato në Kiev.