Franca i bashkohet ndihmës me tanke moderne për Ukrainën

Mes sulmeve të vazhdueshme ruse, Franca dhe Kanadaja vendosën të furnizojnë Ukrainën me tanke. Dy vendet anëtare të NATO-s ndjekin kështu shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, të cilat dy ditë më parë njoftuan se do të dërgonin në Ukrainë dhjetëra armë të rënda.

 

Ministrja kanadeze e mbrojtjes  bëri me dije se katër tanke Leopard 2 do t’I bashkohen atyre të dhëna nga Gjermania.

 

Ky donacion  i kombinuar me kontributet e aleatëve dhe partnerëve, pritet të ndihmojë ndjeshëm forcat e armatosura të Ukrainës në luftën e tyre për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin.

 

Ministrja kanadeze shtoi ndër të tjera se trupat kanadeze do të dërgohen gjithashtu për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe për t’i trajnuar ata me aftësitë e nevojshme për të operuar mjetet e blinduara .

Edhe  Ministrja e jashtme e Francës  deklaroi se Franca do të ofrojë mbështetje me tanke moderne.

 

Një ditë më parë Kremlini zyrtar reagoi  në lidhje me ndihmën që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhanë për Ukrainën duke e quajtur këtë një  vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm.