Halili: Sot misioni ynë përveç tjerash, është që të ndërtojmë edhe shkencën inovative, sipërmarrësin dhe ekonominë

Edhe sot, kryetari i BDI Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtor në Tetovë ka vazhduar takimet me me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”. Krahas kryetarit Ahmeti, fjalim para të pranishmëve kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe të tjerë.

Sot misioni ynë përveç tjerash, është që të ndërtojmë edhe shkencën inovative, sipërmarrësin dhe ekonominë. Një popull i begatuar me dije dhe i fuqishëm në ekonomi as nuk gjunjëzohet as nuk nënçmohet as nuk nëpërkëmbet. Ky është misioni i ditëve tona. BDI ka pasur mision integrimin e shqiptarëve në strukturat shtetërore dhe mendoj se kjo pjesë është arritur me suksese. Sot të gjithë na akuzojnë se shqiptarët udhëheqin me gjysmën e Qeverisë, si dhe me ministrit më të fuqishme. Misioni i BDI-së sigurisht se filloi me luftën e vitit 2001, ndërsa kulminoi me legalizimin e Universitetit të Tetovës. Mendjet e ndritura kanë thënë, nëse do të shkatërrosh një popull, atëherë shkatërroja arsimin. Ndërsa misionari ynë tha, nëse duam ti ngrisim shqiptarët, atëherë duhet të ngrisim arsimin, tempujt e dijes dhe shkencës. Filloi me legalizimin e Universitetit të Tetovës, kemi mbështetur edhe Universitetin e Evropës Juglindore që të shndërrohet në privat publik, ndërsa sot kemi edhe një universitet tjetër publik në Shkup, Universitetin “ Nënë Tereza”, i cili mbanë vulën e këtyre misioneve dhe të BDI-së, tha Halili.