Shoqata “Komuniteti Shqiptar në Michigan” me kontratë të mëdha me dy kompani lidere

Shoqata “Komuniteti Shqiptar në Michigan” me kontratë të mëdha me dy kompani lidere, Njofton shoqata Jehona e Malësisë permes faqes se Facebook-ut

Shoqata Komuniteti Shqiptar, që mbledh dy shoqatat atdhetare shqiptare, ka lidhur dy kontrata të mëdha me Coca Cola dhe Leonard’s Syrups.

Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan, kontratën e nënshkroi kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra.

Postimi i plotë:

Në ambientet e bukura të sallës Nënë Tereza pranë Kishës “Zoja Pajtore“ në Southfield-MI, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Shoqates Komuniteti Shqiptar në Michigan, kjo shoqatë e përbërë nga perfaqësuesë të shoqatave “KOSOVA” dhe “JEHONA E MALËSISË” me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese – Coca Cola, dhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – Leonard’s Syrups.

Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkruajti kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra.

Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg dhe duke marr sherbimin ma te mirë, e në të njëjtën kohë një perqindje e konsiderueshme nga çmimi në fjalë shkon në fondin e Shoqatës me qëllim që të grumbullohen mjetet për ndertimin e Qendres Kulturore Shqiptare në Michigan.

Komuniteti Shqiptar në Michigan është i regjistruar si shoqatë joprofitabile me status të veçantë ( 501c3) që lejon kontribuesit zbritje taksash bazuar në kontribut.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e nenshkrimit të kësaj marrëveshjeje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit tone në këtë shekull.