Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Vazhdon në Bruksel skriningu për Kapitullin e 6-të

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut sot në Brulsel vazhdoi me skrinngun bilateral për kapitullin e 6-të – E drejta për shoqëri tregtare, që është pjesë e klastertit të dytë –Tregu i brendshëm.

Acquis në këtë kapitull përfshin dy fusha kryesore: legjislacionin për shoqëritë tregtare dhe raportimin financiar.

Legjislacioni për shoqëritë tregtare përfshin themelimin, regjistrimin, bashkimin dhe ndarjen e shoqërive, ndërsa rregullat e raportimit financiar përcaktojnë paraqitjen e bilanceve vjetore dhe të konsoliduara, duke përfshirë rregulla të thjeshtuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në këtë drejtim, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit bëhen të detyrueshme për disa subjekte me interes publik, ndërsa acquis siguron edhe rregulla specifike për miratimin, integritetin profesional dhe pavarësinë e auditimeve ligjore.

Delegacioni i grupit të punës për këtë kapitull përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Regjistrit qendror, Institutit të auditorëve të autorizuar, Këshillit për avansim dhe mbikqyrje të revizionit dhe Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...