Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Hykmete Bajrami-Hekuran Muratit: Je injorant, se ke idenë çfarë bën ministria juaj


Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK’ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Bajrami në një postim në Facebook thotë se Murati ka thënë shumë të pavërteta sa i përket konferencës së LDK’së, duke thënë se propozimet e tyre, krejt gabimisht i ka lidhur me përfitime të bizneseve.

“Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, shkroi Bajrami.

Ajo po ashtu tha se bizneseve as nuk u është rritur tatimi e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...