Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Kryetari i BFI Shaqir ef Fetahi: Djegia e Kur’anit, akt anti njerëzor

DJEGIA E KUR’ANIT – AKT ANTINJERËZOR

Kur’ani Famëlartë është libër hyjnor dhe i shenjtë dhe si i tillë është bazë e ngritjes shpirtërore dhe jetësore e gjithë muslimanëve të botës, si dhe muslimanëve të Europës ku janë pjesë përbërëse edhe muslimanë e vendit tonë.

Andaj, me indinjatë të thellë pranuam lajmin e djegies dhe nëpërkembjes së Kur’anit Famëlartë nga ekstremistë politik të Suedisë, me çka thellë kanë prekur në ndjenjat e pjestarëve të Islamit dhe botës së qytetëruar.

Ky gjest i egër dhe i shëmtuar më tepër prek në harmoninë ndërfetare, dialogun ne mes besimeve si dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore si dhe prishjen e paqës dhe tolerancës në mes popujve.

Andaj, Bashkësia fetare islame e RMV thellë e dënon këtë ngjarje të shëmtuar dhe të errët, dhe apelon te të gjithë se gjestet e këtilla janë antinjerëzore dhe aspak nuk i kontribuojnë vlerave dhe zhvillimeve pozitive në Europë dhe botë dhe se BFI dhe muslimanët gjithmonë kanë dënuar dhe gjykuar aktet e ketilla nga kushdo që vijnë ato.

REISUL ULEMA I BFI E RMV H.HFZ.SHAQIR EF. FETAI

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...

Turp, Alibeaj po dëmton demokratët/ Alizoti: Berishën e mbajnë ndjekësit

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se...