Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Ademi pjesëmarrës në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Europiane – KOSAK në Stokholm

Sot, 30 janar, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane – KOSAK, që po mbahet në Stokholm.

Në Konferencë u prezantuan programi dhe prioritetet e ardhshme të Kryesimit të Suedisë me Këshillin e BE-së, për gjysëmvjetorin e parë të këtij viti, për të cilin fjalim hyrës mbajti Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Suedisë, z. Kristijan Danielson. Duke iu referuar prioriteteve suedeze, sigurisë, konkurrencës, tranzicionit në energjinë e gjelbër dhe sundimit të së drejtës, Danielson theksoi se pika qendrore e këtij Kryesimi do të jetë mbështetja ekonomike dhe ushtarake e Ukrainës. Me ç’rast, theksoi,se agresioni rus kërcënon sigurinë e Evropës dhe ka pasoja të rënda në ekonominë evropiane dhe furnizimin me energji.

Ademi, në fjalimin e tij, përshëndeti agjendën e Kryesimit të Suedisë, dhe në këtë kontekst mbështetjen suedeze për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i realitetit aktual gjeopolitik dhe nevojës për përshpejtimin dhe dhënien e dinamikës së re procesit të tyre eurointegrues. Ademi, po ashtu, përshëndeti vendimet e Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, për t’i ofruar BE perspektivë Gjeorgjisë, si dhe liberalizimin e vizave Kosovës.

Lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet Bashkimin Evropian në çdo aspekt dhe se i ofron mbështetje politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare Ukrainës.

Duke u fokusuar në procesin aktual të skriningut, të cilin Qeveria e udhëheq në Bruksel, Ademi informoi se Komisioni Evropian e vlerësoi pozitivisht nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit të skriningut. Përkujtoi se Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe më gjerë, në kulturën e dialogut dhe të kompromisit, dhe që si shtet, shoqëri dhe qytetarë, jemi të përgatitur dhe të gatshëm pas përfundimit të skriningut,t’i fillojmë negociatat në klasterin e parë, në të cilin janë kapitujt më të rëndësishëm 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Për ndryshimin e Kushtetutës sonë, me qëllim të futjes së bashkësisë bullgare në Kushtetutë, tha se vendi është i vetëdijshëm për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe se energjia jonë për rrugën evropiane aktualisht është e përqendruar në realizimin e kësaj detyre. Theksoi se pret që edhe opozita ti mbështesë ndryshimet kushtetuese, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi aktual në BE për procesin e zgjerimit.

Në diskutim, u theksua se agresioni rus kundër Ukrainës së pavarur e ka aktualizuar çështjen e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe se tani është veçanërisht i rëndësishëm uniteti brenda Unionit, si përgjigje ndaj zhvillimeve aktuale në kontinentin evropian.

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...

Drejtorët Rustemi dhe Berberi realizuan takim pune, diskutuan mbi infrastrukturën e Korridorit 8

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i Autoritetit rrugor shqiptar, Evis Berberi, së bashku me ekipet e tyre realizuan...