Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Ende nuk janë aprovuar dorëheqjet, gjyqtarët serbë mund të kthehen në institucionet e Kosovës


Dorëheqjet ende nuk janë aprovuar, gjyqtarët serbë mund të kthehen në institucionet e Kosovës.

Gjyqtarët e dorëhequr serbë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, mund t’i rikthehen përsëri punës. Kjo pasi Këshilli Gjyqësor akoma nuk ua ka aprovuar atyre dorëheqjet. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka konfirmuar se kanë ndërmarrë disa masa disiplinore ndaj tyre, kurse konkursi i ri për gjyqtar nuk ka të bëjë asgjë me gjyqtarët serbë të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet.

Që nga shtatë nëntori i vitit të kaluar, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës po zhvillohet pa kapacitete të plota.

Prej asaj kohe, gjyqtarët serbë nuk kanë dalë në punë, por pavarësisht kësaj, akoma nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ata do t’u kthehen përsëri detyrave të dikurshme.

Kërkesat e tyre të dorëheqjes, po vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Ne nuk mund të shpallim vende të lira për gjyqtarët pa aprovuar dorëheqjet e tyre. Pra do të kemi procesin e dorëheqjes, pastaj zëvendësimin e tyre. Pra, shtimi i kapaciteteve nuk nënkupton që janë zëvendësuar gjyqtarët”, ka thënë kryetari i KGJK-së, Albert Zogaj.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka treguar se kanë nisur ndërmarrjen e procedurave disiplinore.

“Kanë filluar procedurat disiplinore ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe stafit që kanë qenë të përfshirë në aktivitete politike që bien ndesh me përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese dhe me etikën e gjyqtarit dhe të gjithë do të marrin përgjegjësi, edhe në situatën kur ne do të aprovonim të gjitha dorëheqjet, disa nuk do të aprovoheshin nga shkaku që disa duhet potencialisht të marrin masat disiplinore përkatëse”, shtoi Zogaj për RTV Dukagjinin.

KGJK-ja tash e disa muaj ka nisur rekrutimin e gjyqtarëve të rinj.

Mes tyre, disa prej kandidatëve janë nga komuniteti serb.

Mirëpo, atyre do t’u duhet kohë deri të nisin punën.

“Të njëjtit duhet të kalojnë përmes trajnimit në Akademinë e Drejtësisë që është së paku një vit. Kështu që në skenarin më të mirë, nëse këta gjyqtar dekretohen si të themi më 1 mars të këtij viti, para 1 marsit të vitit 2024 nuk mund t’iu ndahen rastet në punë”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

E avokati Musa Damati pret që situata e krijuar të zgjidhet shpejtë, pasi për të dhe kolegët e tij janë krijuar shumë vështirësi.

“Është një kohë jashtëzakonisht e vlefshme e cila konsiderohet si e humbur, pastaj janë shpenzimet e jashtëzakonshme të cilat kanë karakterizuar procedurën penale dhe patjetër që janë afektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë avokati Damati.

Deri tani, Këshilli Gjyqësor ka ndërmarrë disa veprimet për situatën e krijuar në Themeloren e Mitrovicës, mes tyre duke i transferuar disa lëndë tek gjyqtarët shqiptarë.

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...